Bëri selfie kur po vetëvritej një person, hetohet polici

Kronikë e zezë

Bëri selfie kur po vetëvritej një person, hetohet polici

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 21:16

Një burrë 53 vjeç kreu një vetëvrasje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stamboll, duke u hedhur nga ura në ujërat e ngushticës së Bosforit.

Ndonëse kjo u cilësua si tragjedi që shënoi fillimin e këtij muaji, nuk është parë si e tillë nga një polic, i cili është fotografuar duke bërë një selfie në momentin kur ekipi i policisë po negocionte me burrin për të mos u hedhur nga ura.

Pasi qëndroi tre orë mbi urë, burri u hodh poshtë dhe trupi i tij u gjet më pas nga policia detare.

Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale, ka krijuar mjaft polemika për shërbimet policore. Njerëzit e kanë cilësuar policin si një njeri të pandjeshëm. Viktima Sadrettin Saskin, 35 vjeç u arrit të kapej gjallë në momente dëshpërimi e sipër, por nuk mundi të shpëtohej pavarësisht përpjekjeve “maksimale”.

Departamenti i Policisë në Stamboll ka nisur menjëherë hetimin për veprimin aspak human të policit që bëri selfie (foto) në momentin e vetëvrasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat