Vret 3 fëmijë dhe më pas bën vetëvrasje

Kronikë e zezë

Vret 3 fëmijë dhe më pas bën vetëvrasje

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:36

Një burrë ka vrarë tre fëmijë dhe plagosur gjashtë të tjerë në një sulm me thikë në një shkollë fillore në një qendër në Provincën Hubei të Kinës.

Zyrtarët thonë se sulmuesi me thikë ka therrur nxënësit dhe mësuesit në qytetin e Chengguan dhe më pas ai vet është hedhur nga një dritare në katin e katërt, ku ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur sot, në ditën e parë të shkollës pas pushimeve verore.

Zyrtarët kanë njoftuar se sulmuesi ishte prind i një fëmije në të njëjtën shkollë.

Në Kinë kanë ndodhur plot raste të tilla në shkolla dhe në çerdhe, ku sulmuesit janë konsideruar të sëmurë mentalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat