Kapen 3 sulmuesit e djeshëm në Haraçinë

Kronikë e zezë

Kapen 3 sulmuesit e djeshëm në Haraçinë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:01

Tre banorë të Haraçinës janë arrestuar pas incidentit të djeshëm të armatosur, pasi që janë grindur dhe kanë gjuajtur drejt katër bashkëfshatarëve të tyre, raporton policia.

Të lënduarit janë pranuar në spitalin “8 shtatori” dhe nuk janë në rrezik jete.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17, kur vëllezërit Xh. B. 30 vjeçar dhe 16 vite më i moshuari B.Xh. kanë qenë ulur në restorantin “Siti” në Hasanbeg. Ata kanë vërejtur 23 vjeçarin A. S. nga fshati i tyre si po i ndjek. Kur kanë dashur të ikin për në shtëpi, rrugën ua kanë zënë dy vetura në të cilat ka pasur më shumë persona të cilët kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri vëllezërit.

Për një moment kanë arritur të ikin deri në shtëpinë e babait, prej ku kanë dalë edhe kushërinjtë e tyre të cilët me gurë kanë filluar të gjuajnë kah veturat.

Policia raporton se tre prej sulmuesve janë në arrati dhe po kërkohen. Të gjithë sulmuesit kanë marrë kallëzime për vepër penale tentim vrasjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat