Atentat me pistoletë, plagoset biznesmeni

Kronikë e zezë

Atentat me pistoletë, plagoset biznesmeni

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 13:43

Një biznesmen është qëlluar me armë në qytetin e Vlorës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skelë”.

Sipas policisë në shënjestër ka qenë Arben Veliko. Biznesmeni 48-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës.

48-vjeçari ka marrë dy plumba një në këmbë dhe një në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Veliko, është biznesmen ndërtimi nga qyteti i Fierit. Arben Veliko u dënua me një vit e dy muaj burg pak vite më parë.

Veliko gjithashtu është arrestuar edhe 10 vjet më parë me akuzën e trafikut të drogës.

Emri i këtij biznesmeni është shumë i njohur nga policia pasi është konsideruar si një person i rëndësishëm në organizimin e trafikut të lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës.

Veliko ka qenë i burgosur dhe në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat