Dhunoi një grua shtatzënë, arrestohet 18-vjeçarja

Kronikë e zezë

Dhunoi një grua shtatzënë, arrestohet 18-vjeçarja

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 11:11

Një vajzë 18-vjeçare është arrestuar sot nga policia e Elbasanit, pasi ka goditur me mjete të forta një grua shtatzënë.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Xhile Lici’ të Gramshit, ku shtetasja Kristina Ibro, filloi të godiste me sende të forta një grua shtatzënë. Sipas hetimeve paraprake të policisë, mësohet se sulmi ndodhi për motive banale.

Gruaja shtatzënë u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që dosja e Ibros i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat