Sherr me thika te tregu elektrik, plagoset taksisti

Kronikë e zezë

Sherr me thika te tregu elektrik, plagoset taksisti

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 11:06

Një person mësohet të ketë mbetur i plagosur me thikë nga një tjetër, sot në kryeqytet pas një zënke mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut elektrik, mëngjesin e sotëm, mes dy drejtuesish taksie, të cilët për motive banale janë konfrontuar me thika, duke sjellë plagosjen e njërit prej tyre.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërkohë që policia ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes, Sajmir Vejsian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat