Brindizi, kapen me 507 kg marijuanë në gomone, në pranga 2 shqiptarët (Video)

Kronikë e zezë

Brindizi, kapen me 507 kg marijuanë në gomone, në pranga 2 shqiptarët (Video)

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 21:56

Një sasi prej 507 kilogramë marijuanë që vinte nga Shqipëria u kap dhe u sekuestrua në Itali ditën e sotme.

Guardia di Finanza italiane ka bërë të mundur evidentimin, ndjekjen dhe kapjen e gomones, me mbi gjysmë kuintali marijuanë në bord, që po drejtohej me shpejtësi të madhe drejt brigjeve të Italisë.

Autoritetet italiane kapën edhe dy skafistët që drejtonin mjetin lundrues. Reparti operativ aeronaval i Barit bëri të mundur arrestimin e dy shqiptarëve, D. E., 37 vjeç dhe S. J., 32 vjeç. Të dy të arrestuarit janë ndjekur për një distancë të gjatë në ujërat e Adriatikut dhe gjatë kohës që po mundoheshin të arratiseshin, po mundoheshin të hidhnin në det një pjesë të drogës që kishin në bordin e gomones. Ndjekjes së gomones, përveçse motovedetave italiane, u janë bashkangjitur edhe helikopterë të Guardia di Finanza.

Gomonia e ndaluar, mbi 6 metra e gjatë dhe e pajisur me një motorr potent, është shoqëruar drejt portit të Brindizit. Droga e sekuestruar, gati 507 kg, është e tipit marijuanë dhe mendohet se, nëse do të arrinte tregun italian do t’u sillte trafikantëve një fitim prej gati 5 milionë eurosh.

“Il Quotidiano Italiano” shkruan për trafikun e drogës nga Shqipëria

Përpos tentativave qeveritare, e jo vetëm, në vendin tonë për dhënien fund të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, sipas medieve italiane, gati çdo natë në brigjet e Puglias zbarkojnë me gomone sasi të konsiderueshme marijuanë me origjinë nga Shqipëria.

Sipas “Il Quotidiano Italiano” trafiku i marijuanës drejt Italisë është aq masiv saqë konsiderohet, sipas kësaj gazete, si fitimprurës “për shqiptarët” dhe qeveria e vendit tonë “mbyll një sy”, gati duke u shtirur, sikur ky trafik nuk ekziston.

Gazetarja Monica Arcadio i referohet edhe rastit të Lazaratit, por thotë se kjo ndërhyrje nuk është e mjaftueshme.

Sipas “Il Quotidiano Italiano”, aksionet andidrogë në Shqipëri, vijnë pasi vendi po tenton me të gjitha mënyrat të integrohet në Bashkimin Europian dhe një nga strategjitë konsiston në ndërtimin e imazhit si një vend që po lufton për t’u pastruar nga trafiqet ilegale dhe korrupsioni në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat