Zhduket një i ri në Prizren

Kronikë e zezë

Zhduket një i ri në Prizren

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 16:08

Një person është zhdukur në Prizren e nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Siç njofton Policia e Kosovës, ankuesi mashkull, ashkali, nga qyteti i Prizrenit, përkatësisht rruga “Ramadan Çeku”, ka raportuar dje se i është zhdukur i biri dhe nuk dihet asgjë për të.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjithashtu thuhet se stoli ari, një telefon të tipit Galaxy dhe para të gatshme prej 3500 euro, janë vjedhur dje në një shtëpi në fshatin Korishë të Prizrenit. Siç raporton Polica e Kosovës, këtë vepër dyshohet ta kenë kryer dy persona. E lidhur me këtë rast, PK ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë. Të njëjtit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

E sado që po bëhet thirrje për ndalimin e të shtënave me armë zjarri nëpër ahengje të ndryshme, prap kjo dukuri nuk po shuhet. Edhe në raportin e fundit të PK-së thuhet se janë konfiskuar dy armë, njëra e tipit ‘Bruni’ 92.8 mm dhe tjetra AK-47. Këto armë PK i ka konfiskuar në dy ahengje familjare që janë mbajtur dje, njëra në Hajvali të Prishtinës dhe tjetri në Fushë Kosovë.

Gjithashtu, PK njofton edhe për numrin e aksidenteve gjatë 24 orëshit të fundit ku nuk kishte asnjë të tillë me fatalitet. Por, raportohet për 9 aksidente me të lënduar e 29 pa të lënduar. E për tiketa trafiku, PK njofton t’i kenë shqiptuar 674 të tilla. Gjithashtu, gjatë këtij 24 orëshi janë bërë 21 arrestime dhe 11 mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat