Arratiset dhe kapet sërish brenda pak orësh

Kronikë e zezë

Arratiset dhe kapet sërish brenda pak orësh

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 15:29

Një person që ishte në kërkim pasi u arratis nga Spitali Ushtarak në Tiranë i ndihmuar nga familja e tij, është kapur sërish nga policia. Lulëzim Jahelezi ndodhej në spital pasi dyshohet se është plagosur një ditë më parë në rrugën “Pandi Dardha" pranë një lokali. Ai gjithashtu ishte në kërkim nga policia për falsifikim dokumentesh.

Por sot ai ka mundur të largohet nga spitali me ndihmën e familjarëve, duke i shpëtuar vëmendjes së oficerit që e ruante. Për këtë policia e Tiranës, arrestoi sot oficerin që ishte ngarkuar për ruajtjen e Jahelezit.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi 27-vjeçarin Eduard Laçi me banim në Sauk, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.3. Dyshohet se Laçi me veprimet apo mosveprimet e tij, i ka krijuar kushte për arratisje Jahelezit, me ndihmën e familjarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat