Tragjedia e fejesës në Suk la pas 2 jetimë, shteti merr masa

Kronikë e zezë

Tragjedia e fejesës në Suk la pas 2 jetimë, shteti merr masa

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 12:43

Fier – Nga tragjedia në fshatin Suk, ku humbën jetën 5 pjestarët e familjes Vrapi, mbetën pas edhe dy femijë jetimë, që tani janë duke u ndihmuar nga shteti.
Alba Stefa, Drejtore e Shërbimit Social Shtetëror në Fier, tha se janë marrë masa për kujdestarinë ligjore, gjendjen psikologjike si dhe ndihmën ekonomike për fëmijët e kësaj familjeje. Sipas saj, fëmijët nuk kanë marrë ende statusin e jetimit, duke qënë se gjykata nuk ka dhënë ende vendim për kujdestarinë ligjore.
Ajo tha se fëmijët Vrapi kanë nevojë urgjente për ndihmë ekonomike dhe këshilli i komunës Strumë u ka dhënë një shumë prej 100 mijë lekësh të reja deri në kalimin e të gjitha hallkave shtetërore për marrjen e ndihmës ekonomike si jetimë.
Tragjedia ndodhi mëngjesin e së martes së 22 korrikut në fshatin Suk, ku 73-vjeçari Barjam Vrapi, duke mos e pranuar fejesën e mbesës 17-vjeçare, Merushes, u mori jetën dy vëllezërve, kunatës, mbesës dhe më pas vrau veten, duke e kthyer ditën e gëzimit në një ditë hidhërimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat