Tiranë, policia arreston shefin e saj, kreun e Krimit Ekonomik në rajonin 4

Kronikë e zezë

Tiranë, policia arreston shefin e saj, kreun e Krimit Ekonomik në rajonin 4

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 08:40

Tiranë – Arrestohet nga kolegët e tij, Drejtori i Krimit Ekonomik në Komisariatin nr.4, Ismail Elezi, pasi nuk ka kallëzuar një ndërtim të paligjshëm dhe për më tepër, ka kundërshtuar forcat e policisë së Komisariatit 4.
Arrestimi i këtij zyrtari të Policisë së Shtetit është bërë në praninë e kreu të Komisariatit nr.4 në Tiranë dhe është në kuadër të operacioneve antikorrupsion që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në të gjitha fushat, në të gjithë vendin.
Ismail Elezi është emëruar Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar në këtë komisariat në shtator të 2012-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat