Denoncon burrin në polici, 21-vjeçarja: Do më vrasë

Kronikë e zezë

Denoncon burrin në polici, 21-vjeçarja: Do më vrasë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 20:29

Policia e Korçës arrestoi sot Daniel M., banues në fshatin Miras, Devoll për akuzën e dhunës në familje. Burime nga policia thanë se arrestimi u krye pas denoncimit të bashkëshortes së tij M.T., 21 vjeçe. E reja i tha policisë se kërcënohej me jetë nga bashkëshorti si dhe dhunohej prej tij fizikisht dhe psikologjikisht. Mes çiftit kishte pasur shpeshherë sherre për motive xhelozie. Policia kreu arrestimin e Daniel M., i cili në komisariat ka mohuar akuzat e bashkëshortes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat