Makina del nga rruga, vdes në spital 34 vjeçari

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, vdes në spital 34 vjeçari

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 18:52

Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës, 34-vjeçari Përparim Zagani i cili u aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Mësohet se Zagani kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë gjeti vdekjen një orë pas mbërritjes në spital. Mjekët thanë se u përpoqën t’i shpëtonin jetën 34-vjeçarit por kishte marrë plagë të rëndë. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat