Dhunohet barbarisht nga xhaxhai i burrit 26 vjeçarja e ve, kërkojnë ti marrin fëmijët

Kronikë e zezë

Dhunohet barbarisht nga xhaxhai i burrit 26 vjeçarja e ve, kërkojnë ti marrin fëmijët

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 09:49

Një 26 vjeçare dhunohet brutalisht nga xhaxhai i bashkëshortit, në sytë e fëmijës së saj vetëm 5 vjeç dhe përfundon në spital. Ngjarja është shënuar në qytetin e Tepelenës, ndërsa Yllka Tafilaj ishte duke ecur në rrugë sëbashku me fëmijën e mitur.

Nga spitali i Gjirokastrës, Tafilaj nënë e dy fëmijëve, e cila ka mbetur e ve 4 vite më parë, rrëfen për News24 se xhaxhai i burrit të saj të ndjerë, ka tentuar ti marrë forcërisht fëmijën dhe pasi ka hasur në rezistencë, e ka dhunuar me grushta në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës, sa ajo ka humbur ndjenjat.

“Po shkoja në rrobaqepsi me çunin, e kisha kapur për dore. Kalova aty pranë ishte xhaxhai në rrugë po llafosej e kapi djalin prej rrobash dhe prej krahu. Unë i thashë pse e kap ashtu me dhunë, lërë. P astaj nuk e di rashë pa ndjenja në tokë, nuk e di sa herë më qëlloi…Kur u ngrita shkova në polici, ata më çuan në spital”, rrëfen gruaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat