Itali, shqiptari vritet me 3 plumba në gjoks

Kronikë e zezë

Itali, shqiptari vritet me 3 plumba në gjoks

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 09:12

Një 25-vjeçar shqiptar është ekzektutuar me armë mbrëmjen vonë të 29 gushtit në lagjen Liberta të Barit në Itali.
Media italiane e identifikon shqiptarin e vrarë me emrin Flori Mesuti. (Ne foto: Rrugica ku ndodhi vrasja)

Nga të dhënat e para mësohet se i riu është qëlluar me armë në kulmin e një sherri banal.

Viktima është goditur me tre plumba në gjoks nga një distancë e afërt, ndërsa ishte në shoqërinë e një gruaje që mbeti e plagosur lehtë.

I riu gjeti vdekjen pak minuta pasi kishte shkuar në spital.

Nuk përjashtohet fakti se vrasja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vendi ku ndodhi vrasja është disa metra larg Kishës Redentore e cila kohët e fundit është kthyer në arenë e përleshjeve të reja mes dy klaneve italiane (klani Mercante dhe Strisciuglio) për kontrollin e aktiviteteve ilegale, kryesisht trafik droge.

Një tjetër media lokale shkruan se viktima mund të jetë ndjekur pas nga autori për disa metra dhe më pas është qëlluar me pistoletë.

Policia dhe një grup hetimor po kryejnë veprimet e duhura hetimore, informon Tgcom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat