Në Pejë kapen medikamente të kontrabanduara

Kronikë e zezë

Në Pejë kapen medikamente të kontrabanduara

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 18:37

Arben Merlaku, zyrtar i lartë në Doganën e Kosocvës konfirmon për transmetuesin publik se sasia e mallit të kontrabanduar është shumë e madhe.

Pas një dyshimi të bazuar, aksioni i sotëm disaorësh i oficierëve doganor të Kosovës dhe Njësiteve të specializuara policore në Pejë ka rezultuar me sukses, pasi që në një depo brenda objekti shoqëror në Pejë janë gjetur një sasi e madhe e medikamenteve të llojeve të ndryshme ,me origjinë kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia.
Sipas zyrtarëve doganorë të Kosovës, procesi për verifikimin e akterëve të kontrabandimit është në rrugë të mbarë ndërsa të njëtit shumë shpejt do të identifikohen.
Gjatë këtyre ditëve Oficierët doganor të Kosovës kanë ndërmarrë edhe aksione të tjera në parandalimin e kontrabandës siç është rasti i ndalimit dhe konfiskimit të medikamenteve nga Shqipëria përmes vendkalimit kufitar të Qafës së Morinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat