Fier, qëllohet me armë zjarri një 49-vjeçar

Kronikë e zezë

Fier, qëllohet me armë zjarri një 49-vjeçar

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 18:07

Një 49-vjeçar u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Fier.

Ngjarja ndodhi në lagjen “29 nëntori” ku një person ende i paidentifikuar ka hyrë në lokalin e Jorgaq Kumes dhe ka qëlluar disa herë mbi këtë të fundit.

Një plumb i ka përshkuar pjesën e përparme të fytyrës duke i shkaktuar dëmtime serioze dhe një tjetër plumb e ka marrë në shpatull.

49-vjecari ndodhej i vetëm në lokal në momentin kur është qëlluar.

Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur 49-vjeçarin të plagosur dhe e kanë dërguar menjëherë në spital.

Motivet janë ende të paqarta ndërsa gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat