Kapet polici duke shijuar marijuanë

Kronikë e zezë

Kapet polici duke shijuar marijuanë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 16:23

Një polic në Maqedoni është kapur mbrëmë në flagrancë teksa shijonte me kolegët e tij drogën e llojit marijuanë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, polici u kap mbrëmë pas mesnate në oborrin e ambulancës në fshatin Josifovë të Valandovës.

Polici që po shijonte marijuanën është kapur bashkë me një kolegë të tij, për të cilët nuk thuhet se po bënin të njëjtën gjë. Ata janë dërguar në stacionin më të afërt të policisë, ku është ngritur kallëzim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat