Arrestohet Lepuri, ngau "Ferrarin" në gjendje të dehur

Kronikë e zezë

Arrestohet Lepuri, ngau "Ferrarin" në gjendje të dehur

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 16:17

Tiranë - Policia e Tiranës arrestoi sot 24-vjeçarin Xhim Lepuri nga Laçi, i cili po ngiste një automjet “Ferrari” në gjendje të dehur.
Policia ka njoftuar se Lepuri, lindur e banues në Laç, me arsim 8-vjeçar, është arrestuar sepse rreth orës 13:50, në rrugën Lek Dukagjini, është konstatuar duke drejtuar mjetin e markës “Ferrari” me targa AA004HA, në gjendje të dehur.
Dosja e tij iu kalua Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat