Atentati në Vlorë, 19-vjeçarja në rrezik për jetën

Kronikë e zezë

Atentati në Vlorë, 19-vjeçarja në rrezik për jetën

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 12:40

Atentati me eksploziv që ndodhi mëngjesin e djeshëm në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën biznesmeni Isuf Brahimaj, plagosi rëndë një 19-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në kushte të rënda shëndetësore.

Ornela Gjini ishte pasagjere në makinën tip ‘Mitsubishi’ me targë AA 848, që shpërtheu dje në afërsi të sheshit ‘Omonia’. Ajo pësoi djegie të shkallës së tretë nga shpërthimi i fuqishëm i makinës.

Mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë konfirmuan sot gjendjen e rëndë të 19-vjeçares. Sipas tyre, vajza është operuar nga mjeku ortoped së bashku me mjekët e djegies plastike, pasi ka pasur krahun e thyer si dhe djegie në pjesën e këmbëve të saj.

Ornela Gjini vazhdon të mbetet nën terapi intensive dhe nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa ende nuk mund të konfirmohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat