Mashtroi 34 persona për punësim në Kazakistan, denoncohet

Kronikë e zezë

Mashtroi 34 persona për punësim në Kazakistan, denoncohet

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 12:25

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një burri në Durrës. A.H., 50 vjeç me banim në Durrës, rezulton administrator në një firmë ndërtimi me seli në Kazikastan. Burime zyrtare nga policia kanë thënë, se bazuar në kallëzimet e paraqitura në polici rezulton se 50 vjeçari ka mashtruar 34 persona, duke iu premtuar punësim në Kazakistan. Mësohet se në këmbim të vendeve të punës iu ka kërkuar edhe para, por premtimet e dhëna nuk i ka mbajtur dhe as paratë që kishte marrë nuk i ka kthyer. Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësir për veprën penale të “Mashtrimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat