Dragash, i kërkojnë 800 euro viktimës femër për tja fshehur

Kronikë e zezë

Dragash, i kërkojnë 800 euro viktimës femër për tja fshehur

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 10:54

Pak pas mesnate, hetues rajonalë, në bashkëpunim edhe me njësite tjera operative, kanë arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore në fshatin Kuk të Dragashit, sepse ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të shantazhit.
Sipas raporteve hetimore, thuhet se njëri nga të dyshuarit i kishte shkruar viktimës në “Face Book” dhe ishte paraqitur si femër duke tentuar ta joshte seksualisht. Pas disa bisedave i dyshuari i kishte kërkuar viktimës 800 euro para në dorë ose në të kundërtën do t’i bënte publike bisedat komprometuese. Lidhur me këtë, viktima ka kërkuar ndihmën e policisë, të cilët, pasi e kanë njoftuar prokurorin e shtetit, kanë marrë pëlqimin edhe të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Të dyshuarit pasi janë mbajtur nën vëzhgim, janë arrestuar gjatë marrjes së parave në vendin ku ishte caktuar nga ana e tyre. Policia ka kryer bastisje në dy shtëpi, me ç’rast janë sekuestruar një kompjuter dhe pesë telefon celularë me të cilët dyshohet të jetë kryer vepra penale,njofton zëdhënësi i policisë rajonale,kapiten Hazir Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat