Xhihadistët u presin kokat 4 “spiunëve”

Kronikë e zezë

Xhihadistët u presin kokat 4 “spiunëve”

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 09:48

Më pas kokat vendosen mbi kufomat e tyre, ndërsa rëra e shkretëtirës mbulohet me gjak. Videoja është publikuar në internet nga xhihadistët e Sinait, që akuzonin katër viktimat se ishin spiunë të shërbimit sekret izraelit, Mossad.

Filmimi i gjatë mbi 29 minuta hapet me një kërcënim ndaj të ashtuquajturve spiunë: “Dera e pendimit është e hapur. Objektivi ynë nuk është të presim kokë, por të ndalojmë dëmet që mund t’u shkaktohen myslimanëve”.

Më pas, një pjesë e gjatë u dedikohet “martirëve” në radhët e xhihadistëve, konkretisht katër militantëve të vrarë nga një raketë teksa ndodheshin në bordin e një automjeti.

Më pas skena ndryshon, me një prej xhihadistëve të armatosur e fytyrë të maskuar që rifillon me akuzat kundër të ashtuquajturve spiunë.

“Zoti na ka këshilluar të mos jemi miq të hebrejve dhe të të krishterëve dhe kushdo që kundërshton rendin hyjnor do të jetë njësoj si ata. Hebrejtë duhet ta kuptojnë se kombi islamik është rizgjuar dhe të gjitha planet e komplotet e tyre dihen. Për ju do të jetë ferri”, thotë xhihadisti.

Më pas vjen dhe akti makabër. Shefi i grupit kap një thikë, shtyn me këmbë në tokë trupin e një prej pengjeve dhe i pret kokën. E njëjta gjë vijon me të tjerët dhe gjithçka përreth mbulohet me gjak.

Videoja mbyllet me firmën e “forcave të sigurisë” së Ansarit, që në Sinai konsiderohet udhëheqësi i një shteti autonom. / Top Channel

Kujdes! Video me pamje të rënda

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat