E plagosin me 2 plumba në kokë, 49-vjeçari në gjendje kritike

Kronikë e zezë

E plagosin me 2 plumba në kokë, 49-vjeçari në gjendje kritike

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 09:04

Fier - Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit.

Mësohet se 49-vjeçari me iniciale J.K. është qëlluar me armë zjarri, me 2 plumba në kokë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në lagjen “Apollonia”. I plagosuri është dërguar menjëherë në sallën e operacionit në spitalin e Fierit, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes. Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat