Durrës, dhunuan e vodhën 59-vjeçarin, 2 në pranga

Kronikë e zezë

Durrës, dhunuan e vodhën 59-vjeçarin, 2 në pranga

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 20:52

Dy të rinj janë arrestuar sot në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për vjedhje me dhunë ndaj një 59-vjeçari në zonën e Plazhit.

Të arrestuarit janë Elvis Hasani, 21 vjeç, banues në Shkozet, i cili është dënuar e akuzuar disa herë më parë për vjedhje, shitje narkotikësh dhe plagosje, si dhe 16-vjeçari me iniciale K.M, banues në Durrës, i akuzuar më parë për vjedhje.

Sipas burimeve të policisë, dy të rinjtë, rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, kanë pikasur 59-vjeçarin E.V., të cilin e kanë sulmuar duke e goditur me grushta dhe pasi e kanë shtrirë përtokë i kanë marrë orën që mbante në dorë, unazën e floririt si dhe portofolin. Ngjarja ka ndodhur poshtë mbikalimit të Urës së Dajlanit në zonën e Plazhit,

Pas punës hetimore dhe identifikimit të autorëve, gjatë kontrolleve të ushtruara, 16-vjeçarit K.M. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale ora e vjedhur, e markës ‘Tissot’. Rezultoi se unaza është shitur prej tyre në një argjendari kundrejt vlerës prej 7.000 lekë dhe është shkrirë, ndërsa portofoli i vjedhur pas marrjes së shumës së të hollave që ndodheshi në të, është flakur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat