Shqipëri: Vritet në atentatin e dytë, pasi i mbijetoi të parit: Ja pamjet e shpërthimit (Video)

Kronikë e zezë

Shqipëri: Vritet në atentatin e dytë, pasi i mbijetoi të parit: Ja pamjet e shpërthimit (Video)

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 16:03

(E plotësuar) - Televizioni “A1 Report” ka siguruar video ekskluzive të shpërthimit të automjetit në Vlorë, ku mbeti i vrarë Isuf Brahimaj dhe u plagos 19-vjeçarja, Ornela Gjini. Lëndime të lehta ka marrë edhe një kalimtar i rastit.
Në pamjet dallohet momenti i shpërthimit, si dhe 19-vjeçarja e plagosur që hidhet nga makina që ishte në flakë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:15 të ditës së sotme në lagjen “28 Nëntor”.

Shpërthimi i automjetit tip “Mitsubishi” me targë AA 848 JX ka qenë i telekomanduar. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje thuhet se ka pasur tre shpërthime gjatë momentit që ka qenë në ecje.

Brahimaj i ka shpëtuar një atentati një vit më parë. Gjithashtu edhe i vëllai i tij, Ermal Bajramaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimi i ka shpëtuar më 31 gusht të 2013-s një atentati që ka ndodhur në po të njëjtin vend.

Për atentatin e vitit 2013, policia ka vënë para akuzës vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, i cili nuk ka bërë të ditur emrat e porositësve të vrasësve.

19-vjeçarja Gjini ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është sjellë në QSUT në Tiranë në repartin e djegieve për një mjekim më të specializuar.

Sipas mjekëve të QSUT-së, 19-vjeçarja Gjini është në gjendje të rëndë për jetën. Ajo ka mbërritur në Tiranë me djegie të thella në të dyja këmbët por edhe në fytyrë dhe në shpatullën e djathtë.

Rikthehen atentatet me tritol, vritet biznesmeni në Vlorë

Vlora u trondit mëngjesin e sotëm nga një atentat me tritol.

Isuf Brahimaj, i njohur dhe me mbiemin Kokaj, humbi jetën, ndërsa një vajzë 19-vjeçare që e shoqëronte në makinë dhe një kalimtar janë plagosur nga shpërthimi në ecje i automjetit.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe si pasojë e tij ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, 44 vjeç.

Viktima u gjet i pajetë, ndërsa forca e shpërthimit, duket se ka nxjerrë jashtë pasagjeren, O.Gj. 19-vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat