Zhduket nusja!

Kronikë e zezë

Zhduket nusja!

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 14:28

Por 17 vjeçarja R.G, nga Runjeva e Kaçanikut që pak muaj më parë ishte bërë nuse, kishte lënë vjehrrën te stacioni i autobusëve në Ferizaj me arsyetimin se po shkonte në toalet, dhe nuk ishte kthyer më.
Burri i shqetësuar për zhdukjen e saj, e kishte paraqitur rastin në polici. E forcat e rendit tashmë janë vënë në kërkim.

Policia po pranon se ka informata që ajo është parë diku te parku i qytetit në Ferizaj.

E në familjen e burrit, po thonë se nuk kanë pasur ndonjë telashe, që do ta detyronte të arratisej.

Rasti si i rëndë po konsiderohet edhe te familja e 17 vjeçares në Doganaj të Kaçanikut. Por e ëma, që nuk deshi të flas para kamerës, tha se vajzën nuk do ta pranojë në shtëpi kurdo që kthehet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat