Gjenden dy trupat e të rinjve që u mbytën në liqen

Kronikë e zezë

Gjenden dy trupat e të rinjve që u mbytën në liqen

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 12:51

Dy trupat e të rinjve që u mbytën dje në liqenin e Ohrit, u gjetën sot. Pas një dite kërkimesh në liqen, polumbarët kanë mundur të gjejnë trupat e dy të rinjve nga Korça, vetëm 100 metra larg bregut.

Adrian Kosturi 18 vjeç dhe Aleks Kula 14 vjeç nga fshati Libonik i Korçës, kushërinj mes tyre, u mbytën dje paradite. Të rinjtë sipas burimeve të policisë, ishin futur për t’u larë në liqen dhe për këtë kishin marrë një varkë me pagesë në breg.

Por pak orë pas kësaj, policia ka mundur të gjejë varkën e braktisur në liqen me sendet personale të të rinjve dhe si pasojë ka nisur kërkimet.

Për këtë policia arrestoi dy persona që ishin pronarët e varkave, me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurimit në varkat e lundrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat