Vajzat dalin në lokal nate, babai i dhunon barbarisht

Kronikë e zezë

Vajzat dalin në lokal nate, babai i dhunon barbarisht

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 12:06

Një kryefamiljar nga Shkodra, është vënë në prangat e policisë pas denoncimit të bërë ndaj tij, nga dy vajzat adoleshente. Burime zyrtare nga policia thane se Ernest Matija, u arrestua në banesën e tij, mbrëmjen e kaluar. Dy vajzat K.Matija 18 vjeç dhe 15 vjeçarja K.Matija, u paraqitën në polici me shenja dhune në trup, pasi ishin rrahur barbarisht nga i ati. Mësohet se gjithë ngjarja ka ndodhur pasi dy adoleshentet kishin dalë me shoqet në darkë në një lokal pa lejen e të atit dhe ishin vonuar. Pasi ishin kthyer në banesë, i ati i ka pritur me dhunë dhe iu ka shkaktuar dëmtime të shumta trupore, duke i kanosur edhe me jetë. Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i të atit, dy motrat mundën të dalin nga banesa dhe të shkojnë në polici për të kërkuar ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat