Shpërthen një bombol gazi, dyshohet për viktima

Kronikë e zezë

Shpërthen një bombol gazi, dyshohet për viktima

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 10:42

Sërish shpërthim në Vlorë. Një banesë është përfshirë në flakë mëngjesin e sotëm, pas shpërthimit të një bombole gazi në të.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’24 Maji’ në qytetin bregdetar, ku një bombol gazi shpërtheu duke djegur banesën. Ende nuk dihet nëse ka viktima, ndërkohë që dyshohet se ka mbetur i bllokuar në banesë një person.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar zjarrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat