Një shqiptarë nga Podujeva i plagosur në kufi me Serbinë

Kronikë e zezë

Një shqiptarë nga Podujeva i plagosur në kufi me Serbinë

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 21:46

(I plotësuar) - Një person nga fshati Dumnicë i Podujevës, dyshohet se është plagosur sot brenda territorit të Serbisë, derisa ishte duke prerë dru.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë informata për këtë rast. Në orët e vona të së mërkurës kanë thënë se një person e ka lajmëruar rastin, por ende nuk dihet saktë se çka ka ndodhur.

“Një person ka thënë që ka dalë me vëllanë në mal në zonën e Serbisë për të prerë dru. Ai ka deklaruar se dikush ia ka plagosur vëllanë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Brahim Sadriu.

Megjithëse ka thënë se Policia ka dalë në fshatin Dumnicë, Sadriu nuk ka qenë në gjendje të tregojë se ku gjendet për momentin i plagosuri.

“Ne ende nuk e dimë a është ai në zonën e Kosovës apo të Serbisë. Të vetmin që Policia e Kosovës e ka takuar është vëllai i cili thotë, se ja kanë plagosur vëllanë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se patrulla e tyre në terren policia e stacionit te Kurshumlisë ka hasur në një numër të madh të shqiptarëve duke i prerë pyjet në rajonin e fshatit Orlovac-Matarove, në komunën e Kurshumlisë, raporton B92.

* * * * *

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se patrulla e tyre në terren policia e stacionit te Kurshumlise kane hasur ne një numër të madh të shqiptarëve , që i prenë pyje në rajonin e fshatit Orlovac-Matarove, në komunën e Kursumlija, raporton B92.

Ky aktivitet është vërejtur në dhjetë ditët e fundit, shkruhet në arktikull.

"Në ushtrimin e kompetencave të policisë, shumë njerëz kane hapur zjarr ndaj oficerëve te policisë. Ka pasur një shkëmbim zjarri, në të cilin një shqiptar është i plagosur, ndërkohë që nuk ka viktima në mesin e policëve," tha Ministria e Brendshme te Serbisë.

Hetimi është në vazhdim. Në vend te ngjarjes janë anëtarë të stacionit policor Kursumlija dhe xhandarmërisë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në prononcim për media, deklaron se ai është i pa informuar për ëktë rast.

“Mua s’më kanë informuar për këtë rast. Pyteni policinë”, tha shkurt Rexhepi.

Këtë nuk ka mundur ta konfirmoj as zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

“Deri më tani nuk mundem me thanë asgjë. Këto janë informata që vijnë nga shteti përkatës. Dhe mund që më vonë apo edhe nesër kjo të konfirmohet, por që për momentin nuk ka asgjë”, tha Sadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat