Policia e Kosovës arrestuar personin e mundshëm të dyshuar, shtetasin shqiptar të Kosovës Rexhep Sh.(1986) nga fshatin Sedllar komuna Lipjan, për rastin e vrasjes së ndodhur më 24.06.2014 rreth orës 05:45 në Gjakovë me një banesë në rr.” Tivari “ me ç’rast viktimë ishte Perparim Krasniqi (1993) banues në ketë vend.
Ky i dyshuar në fillim ishte i pa njohur dhe qe nga data e ndodhjes se rastit të vrasjes gjendej në arrati dhe ishte i shpallur në kërkim policor nga njësitet përkatëse të hetimeve rajonal, njofto kumtesa e Policisë së Kosovës.
Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me njësite policore të Stacionin Policor Malishevë , në fshatin Terpezë të Malishevës. Gjatë intervistimit policor në prezencë te avokatit mbrojtës, i dyshuar pranon të ketë kryer ketë rast vrasje.