Lurë, 13-vjeçari vritet aksidentalisht me çifte

Kronikë e zezë

Lurë, 13-vjeçari vritet aksidentalisht me çifte

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 09:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte duke luajtur me një armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një stan në afërsi të Lurës, ndërkohë, identiteti i fëmijës nuk bëhet ende i ditur.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se viktima po luante me çifte me një bashkëmoshatarin e tij, ku dhe është qëlluar aksidentalisht, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat