Tiranë-Durrës, shkrumbohen 2 automjete

Kronikë e zezë

Tiranë-Durrës, shkrumbohen 2 automjete

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 08:49

Në autostradën Tiranë-Durrës, saktësisht në Marikaj, dy automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 04:25 të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se si pasojë e këtij zjarri, nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe ambulancat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat