Shpërndante drogë me porosi, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Shpërndante drogë me porosi, arrestohet shqiptari

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 14:24

Pas shumë hetimesh dhe përgjimesh, karabinierët italian kanë bërë të mundur arrestimin e një djali shqiptar 35 vjeç, i cili kishte një mënyrë tepër të veçantë të shpërndarjes së drogë, pasi e kryente atë duke ecur me biçikletë dhe e vendoste në disa pemë dhe shkurre.

35-vjeçari shqiptar, me inicialet B.A, dhe gjithashtu me një të kaluar kriminale, jetonte prej kohësh në zonën provinciale të Valverdes me gruan dhe djalin e tij. Valverde, më saktë trekëndëshi mes rrugës Raffaelo, Bernini, dhe Titian, ishte zona e tij e shpërndarjes. Mënyra e tij ishte gjithnjë e njëjtë: Konsumatorët paguanin për drogën, pastaj ai e dërgonte me biçikletë në disa vende të caktuara, ku ai mund largohej pa u vënë re.

Hetimet për rastin në fjalë ishin tepër të vështira, edhe pse shqiptari ishte tepër i njohur në qytet, ku klientët e tij kryesor ishin disa nga sipërmarrësit më me emër, por gjithashtu edhe qytetarë të thjeshtë, kryesisht të provincave Cesenatico, Ravenna dhe Cesena. Arrestimi i shqiptarit u krye mbrëmjen e së shtunës, duke e kapur në flagrancë me 28 gram kokainë, e mbështjellë me një zarf të bardhë. Kostoja e drogës shkonte deri në 2200 euro.

Pasi policia e ka ndaluar shqiptarin, ka kryer gjithashtu edhe kërkime në shtëpinë e tij, ku gjetën gjithashtu edhe 13 mijë e 100 dollarë.

Sipas burimeve të policisë, shqiptari ka punuar në një kompani ndërtimesh dhe tashmë ishte regjistruar edhe si një punëkërkues. Në pritje të dënimit të tij, gjykata i ka dhënë tani për tani atij, vetëm arrest shtëpie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat