Përdhunohet një vajzë në Malësi të Madhe

Kronikë e zezë

Përdhunohet një vajzë në Malësi të Madhe

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 12:33

Një vajzë e moshës 22 vjeçare nga Malësia e Madhe ka denoncuar në polici abuzimin seksual që ka pësuar.
22 vjeçarja A.B., ka denoncuar pranë uniformave blu një 48 vjeçar, se e ka përdhunuar duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se Sabri Shabaj, me banim në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe, u arrestua si i dyshuar për përdhunimin e të resë. 22 vjeçarja denoncoi dy ditë më parë në polici se 48 vjeçari nën kërcënim dhe me dhunë i ka bërë pritë, duke abuzuar më tej seksualisht me të.

Nga ana e efektivëve të policisë arrestimi i Shabaj u bë vetëm gjatë ditës së djeshme. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, me synim zbardhjen e rrethanave të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat