Elbasan, kamioni përplaset me motorin, një i vdekur

Kronikë e zezë

Elbasan, kamioni përplaset me motorin, një i vdekur

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 10:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku përplasja e një kamioni me një motor, ka shkaktuar vdekjen e një personi.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajovë, dhe përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë, efektivët e policisë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat