21 vjeçari në gjendje të rëndë, pas hedhjes në pishinë

Kronikë e zezë

21 vjeçari në gjendje të rëndë, pas hedhjes në pishinë

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 21:48

Ardian Smakolli nga Rashani i Mitrovicës po lufton me jetën, pasi që është në gjendje të rëndë si pasojë e hedhjes në pishinën “Delfini” në Vushtrri.
21 vjeçari është dërguar në qendrën emergjente të QKUK'së në Prishtinë për kurim, raporton Klan Kosovës, që thotë se zyrtarët e pishinës nuk kanë pranuar të flasin për rastin.

Sipas mjekëve, Smakolli që u shtri në spital gjashtë ditë më parë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Doktor Basri Lenjani thotë se bëhet fjalë për një gjendje të rëndë shëndetësore, por sipas tij po bëhet trajtimi i duhur mjekësor i pacientit.

Daja i Ardianit duke u bazuar në fjalët e dëshmitarëve, rrëfen momentit ku djaloshi kishte mbetur pa ndjenja.

“Shoku i tij me të cilin ka shkuar Ardiani, thotë se derisa i ka zhveshur rrobat, nipi im ishte zhveshur, ku pastaj ishte gjuajtur në ujë. Ai thotë se kur është kthyer e ka parë Ardianin të mbuluar me ujë”, tregon daja i 21 vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat