​Përplasen dy biçikleta, një i vdekur

Kronikë e zezë

​Përplasen dy biçikleta, një i vdekur

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 21:05

Jemi dëgjuar shpesh të dëgjojmë për viktimat nga aksidentet rrugore në Shqipëri.
Por ky aksident është i rrallë.

Përplasja e dy personave që lëviznin me biçikleta në orët e mbrëmjes në rrugët e fshatit Rrapun të Librazhdit ka rezultuar fatale për 39 vjeçarin Bashkim Shkurti, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka përplasur kokën në asfalt.

Shkurti ka qenë duke lëvizur me biçikletë në fshatin e tij kur është përplasur me një tjetër person, që po ashtu lëvizte me biçikletë përballë tij, Edmond Brahjen, 23 vjeç nga fshati Dorez.

Ndërsa Shkurti ka vdekur, Brahja dhe pasagjeri i ulur pas tij, 27 vjeçari S.A. janë lënduar.

Komisariati i Policisë Librazhd, pasi konstatoi vdekjen e Shkurtit në vendngjarje, kreu arrestimin në flagrancë të 23 vjeçarit Brahja mbi të cilin tani rëndon akuza: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat