Kakavijë, sekuestrohen 5 kg marijuanë, në pranga 33-vjeçari

Kronikë e zezë

Kakavijë, sekuestrohen 5 kg marijuanë, në pranga 33-vjeçari

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 16:10

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 5 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj, një 33-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Burime nga forcat blu, raportojnë se droga u zbulua në mjetin tip ‘Ford Fokus’ me targa ‘AA 207 JT’, me të cilin po udhëtonte 33-vjeçari. Sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në 10 pako, ku secila prej tyre përmbante nga 500 gramë marijuanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat