I lodhur nga sëmundja, një burrë në Korçë hidhet nga pallati

Kronikë e zezë

I lodhur nga sëmundja, një burrë në Korçë hidhet nga pallati

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 15:00

Një burrë i moshuar nga Korça i ka dhënë fund jetës në kushte të rënda depresioni.
Gjatë ditës së djeshme në lagjen nr.9 Korçë, 72 vjeçari J.P., në kushtet e depresionit është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.

Pas kësaj është transportuar për në spitalin e Korçës, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur edhe jetën. Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se i moshuari vuante prej disa kohësh nga skleroza dhe herë pas here e humbte logjikën.

Në dëshminë e familjarëve dyshohet se 72 vjeçari e ka kryer aktin e rëndë, i mërzitur nga sëmundja nga e cila ishte prekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat