Gjendet i vdekur në lokal, në kraharor kishte vendosur përcjellës elektrik

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në lokal, në kraharor kishte vendosur përcjellës elektrik

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 14:22

Në fshatin Xibrakë të Elbasanit, është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në orët e para të mëngjesit, brenda në lokal 58 vjeçari Madrid Gurakuqi.

Dyshohet se viktima në kushtet e depresionit në të dy parakrahët e tij ka vendosur përcjellës elektrik, nga ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet me synim zbardhjen e rrethanave që e shtynë viktimën drejt aktit fatal, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat