E rrah bashkëshorti, fëmija tetëmuajsh vdes në barkun e nënës

Kronikë e zezë

E rrah bashkëshorti, fëmija tetëmuajsh vdes në barkun e nënës

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 13:54

Rreth orës 08;00 të mëngjesit të sotëm, policia në Suharekë ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në Shtëpinë e Shëndetit ishte sjell një grua shtatzënë e cila me gjasë ishte dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe kishe komplikime shëndetësore.
Hetues rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime sipas të cilave dyshohet se burri dhe gruaja kishin pasur një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar në dhunë fizike.

Dyshohet se burri e ka goditur gruan me grushte në stomak dhe si pasojë e goditjeve fëmija rreth tetë muajsh ka vdekur në barkun e nënës. Më pas është kryer aborti në përkujdesjen e mjekëve dhe trupi i pa jetë i fëmijës është dërguar për autopsi.

Është informuar prokurori i shtetit lidhur me rastin e më pas, i njëjti, ka nënshkruar vendimin për ndalimin e bashkëshortit të dhunshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat