Gramsh, arrestohet një person për trafik droge, në kërkim i vëllai

Kronikë e zezë

Gramsh, arrestohet një person për trafik droge, në kërkim i vëllai

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 09:10

Efektivët e Gramshit kanë vënë në pranga Dritan Bërdëllimën dhe kanë shpallur në kërkim vëllanë e tij Lulzim Bërdëllimën, pasi që të dy këta vëllezër akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Sipas informacioneve nga policia, Dritan Bërdëllimës i janë gjetur 14 doza lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për kapjen e Lulzim Bërdëllimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat