Të shtënat në dasma nuk po ndalen as para syve të policëve

Kronikë e zezë

Të shtënat në dasma nuk po ndalen as para syve të policëve

Më: 24 gusht 2014 Në ora: 22:12

Ndonëse janë bërë shumë thirrje për ndalim përdorimi të armëve nëpër dasma, ato nuk po ndalen.

Dasmorëve nuk po u bënë tashmë përshtypje as prania e Policisë, saqë në një rast ata kanë shtënë edhe para syve të tyre.


Kështu tregon raporti i Policisë, i cili përpos kësaj tregon edhe për dy raste të tjera që kanë të bëjnë me të shtënat me armë në dasma.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën Agron Rama në Obiliq, ku gjatë një ahengu familjarë, një qytetarë ka shtënë me armë zjarri në ajër në prezencë të policisë.


Policia, pas kësaj nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me dy gëzhoja të kal 12.mm. I dyshuari, sipas raportit të Policisë, pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat