Tiranë, zjarr në katin e 7 të një pallati, banorët të bllokuar (Video)

Kronikë e zezë

Tiranë, zjarr në katin e 7 të një pallati, banorët të bllokuar (Video)

Më: 24 gusht 2014 Në ora: 20:43

Një pallat prapa 'Hotel International' në Tiranë është përfshirë nga zjarri ndërsa disa persona kanë mbetur të bllokuar disa persona. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e shtatë të pallatit, ndërsa arsyet e tij mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrfikëse dhe policia të cilët po punojnë për shuarjen e tij dhe shpëtimin e banorëve të cilët kanë mbetur të bllokuar.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarrfikësja po përdor shkallët e saj për t'u ngjitur deri në katin e shtatë ku është edhe vatra e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat