Deti nxjerr një trup të pajetë afër Durrësit

Kronikë e zezë

Deti nxjerr një trup të pajetë afër Durrësit

Më: 24 gusht 2014 Në ora: 17:26

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në zonën jugore të plazhit në Gjirin e Lalzit.
Burime nga polica njoftojnë se trupi i pajetë i përket seksit mashkull, i cili ishte rreth 164 cm i gjatë dhe afërisht i moshës 40 vjeç.

Në trupin e viktimës ende të paidentifikuar, raportohet se nuk ka shenja dhune, por dyshohet se mund të jetë mbytur para disa ditësh dhe deti e ka nxjerrë në breg. Uniformat blu po punojnë për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të vdekjes së tij misterioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat