51-vjeçari kthehet nga dasma dhe gjen vdekjen rrugës

Kronikë e zezë

51-vjeçari kthehet nga dasma dhe gjen vdekjen rrugës

Më: 24 gusht 2014 Në ora: 08:48

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnjë. Mësohet se viktima që ka humbur jetën është Aleksandër Sterjo 50 vjeç, i cili ishte duke ardhur nga një dasmë me familjen e tij. Në automjetin e aksidentuar tip “Audi” me targa FR 2581 D ndodheshin tre persona të tjerë, të cilët janë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar dhe si pasojë makina u përplas me një automjet tjetër, e më pas doli nga rruga.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan, dhe ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat