Vrasësi i shqiptarit në xhaminë e Zvicrës, një serb!?

Kronikë e zezë

Vrasësi i shqiptarit në xhaminë e Zvicrës, një serb!?

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 20:18

Një shqiptar rreth moshës 50 vjeçare ishte vrarë në orët e pasdites së ditës së djeshme në xhaminë “El Hidaje“ në St.Gallen, pas namazit të xhumasë.

Siç raporton srf.ch, viktima është një banor i Zvicrës me prejardhje shqiptare, përkatësisht ishte raportuar se ai ishte nga Presheva,

“Një mashkull, i cili u qëllua ndërsa lutej në një xhami në St Gallen të premten pasdite, ka qenë një shtetas zviceran 51-vjeçar me prejardhje shqiptare. Autori, një serb i po të njëjtës moshë, ka pranuar krimin, ka thënë policia kantonale”, bënë të ditur srf.ch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat