Policia konfiskon dhjetëra armë, arrestohen 7 persona

Kronikë e zezë

Policia konfiskon dhjetëra armë, arrestohen 7 persona

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 17:56

Policia e Kosovës ka arritur që vetëm brenda 24 orëve të konfiskojë dhjetëra armë të llojeve të ndryshme dhe ka arrestuar disa persona.
Armët e konfiskuara, kryesisht janë pas të shtënave në ahengje por ka edhe nga ata që kanë kërcënuar personat e tjerë.

Sipas Policisë, në Prishtinë kanë arrestuar një person pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti është gjetë dhe konfiskuar një revole të tipit “Ecol Special” me shtatë fishek të kalibrit 7.65 mm dhe një shufër metalike.

Një person tjetër është arrestuar në fshatin Babush i Muhaxherve të Lipjanit, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetë dhe konfiskuar armen me gas ,,Ekol special’’ të kalibrit 9.mm me një karikatorë dhe gjashtë gëzhoja të njëjtës armë.

Po ashtu, në Podujevë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetë dhe konfiskuar një armë të kalibrit 7.65 ,një karikatorë me shtate fishekë dhe tetë gëzhoja.

Dy të arrestuar janë në Mitrovicë, pasi që të njëjtin në ahengje familjar kanë shtënë me arme zjarri. Dy armë janë konfiskuar edhe në një aheng në Vushtrri.

E në Prizren është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetë dhe konfiskuar një revole e tipit “Blow Compact” me 20 fishek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat